Shumë njerëz janë konfuz mbi titujt Psikiatër-Psikolog, sepse emërtimi i tyre tingëllon i njëjtë dhe ata të dy trajtojnë probleme të shëndetit mendor, por janë disa ndryshime thelbësore midis tyre.
Psikologu
Psikologu zotëron një diplomë të avancuar dhe shpesh ka trajnime afatgjata në fushën e kërkimit dhe praktikës klinike.
Ata trajtojnë çrregullimet e shëndetit mendor nëpërmjet psikoterapisë dhe vlerësimit nëpërmjet testeve të specializuara psikologjike.
Psikiatri
Psikiatri është një Doktor Mjekësor (M.D.) me specializim në Psikiatri. Psikiatri është i aftë të kryejë, udhëzojë psikoterapi dhe të përshkruajë medikamente e trajtime të tjera mjekësore.
Psikiatri e ushtron aktivitetin e tij në:
- Spital të Përgjithshëm dhe Spital Psikiatrik
- Shërbimin e Urgjencës
- Qendra Komunitare të Shëndetit Mendor
- Aktivitet privat
- Dhe shumë institucione të tjera
Kush duhet të konsultohet me një Psikiatër?
Njerëzit kërkojnë ndihmë psikiatrike për shumë arsye:
Problemi mund të jetë I PAPRITUR si: një Atak Paniku dhe Mendime Suicidale,
ose shqetësime afatgjata si Trishtimi ose Mungesa e Shpresës,
ose probleme të funksionimit si Shtrembërimi i Realitetit, Mungesa e Kontrollit, të cilat dëmtojnë jetën e përditshme sociale, profesionale dhe ndërpersonale.
Psikiatrit janë mjekë dhe ata mund të kërkojnë analiza laboratorike mjekësore dhe teste psikologjike të ndryshme, të cilat gjatë konsultës ndihmojnë në një panoramë më të qartë të statusit mendor dhe fizik të pacientit.
Psikiatrit vendosin diagnoza specifike të bazuara në kriteret e manualit diagnostik dhe statistikor të çrregullimeve mendore (DSM-5), të botuar në APA (American Psychiatric Association) i cili përfshin përshkrimin e simptomave dhe kritere të tjera në diagnostikimin e çrregullimeve mendore.
Çfarë trajtimesh përdorin Psikiatrit?
Psikiatrit përdorin forma të ndryshme trajtimi që janë:
- Psikoterapi
- Trajtim Farmakologjik (Medikamente)
- Ndërhyrje Psikosociale
- dhe shumë trajtime të tjera në varësi të nevojave të çdo pacienti
Pas përfundimit të vlerësimit të detajuar psikiatri mund të përshkruajë medikamente për të ndihmuar në trajtimin e çrregullimeve të shëndetit mendor.
Pacientët në trajtim medikamentoz afatgjatë duhet të realizojnë takime periodike me psikiatrin për të monitoruar efektivitetin e mjekimit dhe çdo efekt të mundshëm anësor.
Reference: American Psychiatric Association